Ish-konkurrenti i Për’puthen flet për Bora Zemanin: Pasi erdhi Donaldi i shkëlqyen sytë, ja si ishte më parë (FOTO LAJM)

Ish-konkurrenti i Për’puthen Astrit Osmanaj ka zbuluar gjendjen e Bora Zemanit para dhe pas rikthimit të Donald Veshaj.

Astriti shprehu se moderatorja nuk ka qenë në gjendje të mirë pas situatave të ndodhura me Donald Veshajn, duke e përshkruar atë si “nervoze, të stresuar dhe jo të lumtur.”

Ai shprehet se gjithçka ndryshoi me rikthimin e Donaldit dhe sipas tij moderatorja “gjeti përsëri shkëlqimin.”

“Bora si duket e ka gjetur shkëlqimin këto kohët e fundit. Duke parë këto videot e fundit… po më pëlqen Bora. Ishte pak në siklet aty në studio por tani po e shohim më të lumtur me rikthimin e Donaldit. E kemi ndierë edhe ne në program patjetër, sepse ne ishim çdo ditë aty. Kemi kuptuar që Bora më përpara ishte nervoze, kishte stress, nuk ishte e lumtur siç ka qenë. Por tani i shkëqejnë sytë, kohë e fundit Bora ka nisur të ngjallet. Dhe po më pëlqen që është bashkë me…. tani unë se di a është… besoj që është bashkë me Donaldin. I është rikthyer shkëlqimi, unë jam një fans i Donaldit. Shpresoj të jenë bashkë, për mua janë çifti më i përkryer”, u shpreh ai teksa ishte i ftuar në “Shqipëria Live”.

Kujtojmë se ditët e fundit po përflitet për një ribashkim të mundshëm mes Borës dhe Donaldit./albeu.com/

Shtuar 18.05.2022 10:57