“Sa të çliroj Shqipërinë dhe erdha”, ka qenë 1 nga fëmijët më të dashur të ekranit, e gjeni dot se cili është personazhi në fotografi?

“Sa të çliroj Shqipërinë dhe erdha”, është shprehja që nuk e ka harruar askush, akoma sot. Të gjithë e mbajmë mend partizanin e vogël Velo. Velo është luajtur nga shkrimtari i mirënjohur Petro Papakosta, i cili pavarësisht viteve, ka ruajtur simpatinë e asaj kohe. Papakosta u lind në Vlorë ne vitin 1966.

Velo partizani është një ndër personazhet më të dashur dhe më dra ma tik të filmave shqiptar. Djaloshi nga Vlora rrëmbeu zemrat e brezave me radhë, kur dëshpërimisht dhe ngultazi kërkonte të kontribuonte në çlirimin e vendit.

Më pas rrënqethi në skenën kulmore të filmit, ku qan komandantin e rënë në luftë. Velo mezi pret të rritet dhe të bëhet partizan i vërtetë. Kjo dëshirë e tij forcohet edhe më shumë pas vra. sjes së të atit nga ar. miqtë dhe ai këmbëngul që ta zëvëndësojë atë me çdo kusht.

Disa herë ai nuk pranohet në radhët e partizanëve për shkak të moshës së tij të vogël dhe të “pushkës që është më e gjatë se ai”. Por Velo nuk tërhiqet. Më në fund ai pranohet në radhët e partiz anëve.

Petro Papakosta ishte vetëm 13-vjeç kur luajti rolin e Velos, por ai u tërhoq nga kinemaja për t’iu përkushtuar një tjetër zhanri të artit: letërsisë. Papakosta ka botuar një sërë vëllimesh poetike si edhe eseistike e nëse do të kishte vazhduar me aktrim do të kishte qenë një pasuri e çmuar.