I shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Përdhunim”, kapet dhe arrestohet në Berat me qëllim ekstradimin 40-vjeçari

Elidon Vrapi, 40 vjeç, banues në Drenovicë, është arrestuar nga policia për shkak se ishte shpallur në kërkim për përdhunim.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Ankonës, Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Përdhunimi”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:

Berat

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ankona”,  i zhvilluar nga Seksioni i Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve dhe Interpol Tirana.

Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Përdhunimi”.

Shërbimet e Seksionit të Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve në DVP Berat dhe Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit:

Elidon Vrapi., 40 vjeç, banues në Drenovicë, Dimal.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Ankonës, Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Përdhunimi”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. /albeu.com

 


Shtuar 8.03.2022 10:01