Humbja e parterit dhe zija në veshje, Rita Petro: Fallsitet, hipokrizi

Rita Petro këtë të hënë ishte në programin “Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi ku rrëfeu momente të rëndësishme të jetës së saj.  Forca për ta vazhduar jetën më plot dashuri është një cilësi e trashëguar nga prindërit të saj. Kështu u shpreh Rita në pasditen e Abc, teksa po ashtu cilësoi se prindërit e kanë rritur me liri veprimi.

Para një viti ajo përjetoi trishtimin dhe dhimbjen e largimit nga jeta të partnerit të saj, Latifit dhe për fenomenin e mbajtjes së zisë nënvizoi se rroba e zezë është për të tjerët sepse dhimbja është në shpirt.

“Vetëm ato e dinë se vuajnë nga një vdekje e partnerit, vetëm ato e dinë vuajnë apo nuk vuajnsë sepse ka nga ato raste kur përpiqen të bëjnë jetën e tyre, ama rrobën e zezë nuk e heqin nga trupi. Më duket një lloj fallsiteti, hipokrizie. Dhe nuk duhet të bëjmë gjëra për të tjerët, por ti bëjmë ashtu siç i ndjejmë”.

Ndër të tjera shtoi se ishte e dashuruar por nuk e di nese do e gjej sërish dashurinë, pavarësisht se mendon Se kur dikush ndahet, apo dikush ikën nga kjo jetë është si një mesazh nga Zoti që një etap tjetër e re po vjen. Sipas saj, ndarja dhe vdekja duhet ti mendosh si dyer te hapura per  kapitujt e tjere te jetes.


Shtuar 15.11.2021 18:37