Zjarr masiv në Lezhë, rrezikohen banorët

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë shkurre dhe ferra në zonën e Tales në Lezhë.

Zjarri është favorizuar nga era e fortë dhe flakët janë bërë të rrezikshme dhe i janë afruar banesave, duke venë në alarm banorët e zonës përreth.

Zjarrfikës dhe qytetarë të zonës, po bashkëpunojnë për të vënë nën kontroll flakët të cilat po përhapen me shpejtësi./albeu.com/