HIMARA VOTON NESËR/ Rreth 23 mijë qytetarë me të drejtë vote, 36 qendra votimi, fituesi mësohet të hënën

Rreth 23 mijë persona kanë të drejtë për të votuar të dielën në zgjedhjet për kryetar të Bashkisë së Hiamrës. Edhe pse numri i votuesve është i lartë historiku i zgjedhjeve atje tregon se vetëm 1/3 e tyre merr pjesë në votime.

Janë 36 qendra votimi në të cilat himariotët mund të votojnë për dy kandidatët Vangjel Tavo nga Partia Socialiste dhe Petro Gjikuria nga Koalicioni Bashkë fitojmë.

Procesi do të nisë në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të mbyllet në orën 19:00 të mbrëmjes, ndërsa më pas të gjitha kutitë do të grumbullohen në KZAZ nr 88 dhe më pas do të nisë procesi i numërimit.

Fituesi i zgjedhjeve pritet të shpallet paraditen e së hënës.

Në zgjedhjet e vitit 2023 bashkinë e fitoi Fredi Beleri nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, me 3840 vota përkundrejt Jorgo Goros së PS-së, i cili fitoi 3821 vota.

Zgjedhjet në Himarë vijnë pasi fituesi i tyre në 2023-in, Fredi Beleri, u arrestua dy ditë para votimeve dhe u shpall fajtor me vendim të formës së prerë.

Arrestimi i tij shkaktoi jo vetëm debat të brendshëm por edhe krisje të marrëdhënieve diplomatike mes Athinës dhe Tiranës zyrtare.


Shtuar 3.08.2024 11:29