Deputeti demokrat ka reaguar pas mbledhjes së djeshme të kryeministrit Edi Rama me krerët e bashkive, ku diskutoi për gjendjen e sektorit të ujësjellës kanalizimeve.
Bushati shkruan në Facebook se, pas 9 vitesh Rama zbulon krizën në ujësjellës.
Sipas tij, ngjarja në Krujë ku u helmuan qindra banorë, nxori në pah punët elektorale, pa cilësi dhe të dëmshme të rilindjes.
“Pas 8 viteve në pushtet, Rama ka mësuar se gjendja e Ujësjellësave është e rëndë.
Më parë deklaronte se ka bërë më shumë se gjithë qeveritë të marra bashkë, por sot po i rezulton dështim.
Ngjarja në Krujë ku u helmuan qindra banorë, nxori në pah punët elektorale, pa cilësi dhe të dëmshme të rilindjes.
Prej 30 muajsh ai ka nën kontroll edhe çdo bashki tashmë, me kryetarë të emëruar prej tij.
I kujt është faji? Kush mban përgjegjësi?
Ish-drejtuesit e fundit te Ujësjellësave ti i ke promovuar, i ke bërë deputetë e zyrtarë akoma më të lartë.
E vërteta është se ky sistem është sot në këtë pikë, sepse i ngjan kryekeput dhe është pjellë e rilindjes, e qeverisjes për përfitime, për interesa, e për vota”, shkruan Bushati./albeu.com