Fund beqarisë? Zbuloni kur martohet Rita Ora (FOTO LAJM)

Rita Ora dhe i dashuri i saj, regjisori Taika Waititi e kanë çuar një hap më larg lidhjen e tyre duke planifikuar ditën e dasmës në një moment sa më të përshtatshëm dhe të shpejtë.

Miqtë e Ritës thonë se çifti mund të bejë një ceremony modeste së shpejti përpara se të bëjnë dasmën.

Kujtojmë se dyshja e famshme filluan të takohen me njëri-tjetrin në mars të këtij viti në Australi dhe tani po jetojnë në Los Angeles së bashku, me lidhjen e tyre që veçse po forcohet çdo ditë e më shumë.

Javën e kaluar, këngëtarja me origjinë shqiptare, festoi 46 vjetorin e të dashurit të saj në shtëpinë e tij në Los Angelos./ albeu.com


Shtuar 24.08.2021 20:02

Tags: