Ish-kryeministri Fatos Nano ka dalë nga spitali dhe është rikthyer në shtëpi pak më parë.
Mësohet se ai është shoqëruar me ambulancën e spitalit privat Hygeia.
Ish kryeministri ishte shtruar në spital që prej 24 gushtit pasi kishte probleme me frymëmarrjen dhe vuante nga një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK.
Gjatë kësaj kohë, Nano u nderua nga Kryeministri Edi Rama me medaljen e mirënjohjes publike.