EMRI/ Sherr mes shqiptarëve në Athinë, i riu përfundon në spital me disa plagë në trup

Një shqiptar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme pas një sherri në Athinë me një bashkëkombas të tij.

Mësohet se i plagosur ka mbetur Artur Mitro nga Berati, i cili është goditur disa herë me thikë pas një sherri banal me një tjetër shqiptar.

Raportohet se ai ndodhet në spitalin e kryeqytetit ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia greke nuk ka mundur të arrestojë autorin dhe pse ky i fundit është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.


Shtuar 30.12.2023 21:23