EMRAT+VIDEO/ Plagosja në Tiranë, ndërron jetë 34-vjeçari. I riu i nguli thik*n se i ngacmoi të dashurën

Një plagosje me thikë është shënuar në zonën e “Astirit’ në Tiranë.

Darmian Keli, 25 vjeç ka plagosur me thikë Amaralando Hoxhallarin, 34 vjeç.

Ky i fundit siç raporton policia ka ndërruar jetë në spital.

Ngarja ka ndodhur në Unazë të Re, sot rreth orës 18:45.

Nga të dhënat e para mësohet se Hoxhallari ka ngacmuar të dashurën 25 vjeçarit.

Policia ka arrestuar autorin, Darmian Keli.

”Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ku në Unazë të Re, është plagosur me mjet prerës shtetasi A. H., ju informojmë se ky shtetas si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për arrestimin e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës një shtetas, për motive të dobëta, identifikohet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në Unazë të Re, sot rreth orës 18:45, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës, një 34-vjeçar, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale shtetasi D. K., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi D. K., për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin A. H., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 


Shtuar 24.08.2024 20:33