“Ekipi i kërkim-shpëtimit në Malatya”, Rama poston fotot e skuadrës shqiptare në Turqi (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto të ekipit shqiptar të kërkim shpëtimit, që kanë shkuar në Turqi pas tërmetit tragjik që deri më tani ka shkaktuar mbi 5 mijë viktima.

Ekipi shqiptar ndodhet në qytetin Malatya, ku po zhvillon kërkimet për personat e mbijetuar nën rrënojat e tërmetit.

“Skuadra shqiptare e kërkim-shpëtimit në rrënojat e tragjedisë në Malatya”, shkruan Rama.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Kujtojmë se ekipi shqiptar prej 53 personash, mjekë dhe specialistë të grupeve të kërkim-shpëtimit, ka mbërritur në Turqi paraditen e sotme, për të marrë pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Ekipi u nis mbrëmjen e shkuar rreth orës 22:30 nga aeroporti i Rinasit por për shkak të vonesave që kishte dhe motit të paqëndrueshëm ishte pamundur të bëhej ulja e avionit nga Stambolli drejt zonës së prekur nga tërmeti, ku aktualisht ndodhet edhe ekipi shqiptar.

Nuk duhet të harrojmë se gjatë kohës së tërmetit në Shqipëri, më 26 nëntor 2019, Turqia solli ekipet e saj për ndihmë./albeu.com

 


Shtuar 7.02.2023 17:49