E rëndë në Tiranë/ Hidhet nga kati i 5-të i pallatit, humb jetën e moshuara

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një e moshuar dyshohet se është vetëhedhur nga pallati. Ngjarja ndodhi sot në rrugën “Hamdi Sina”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5-të i pallatit, shtetasja me inicialet Sh. S., 78 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 17.08.2024 10:21