E rëndë/ Gruaja gjen të vdekur burrin në kasollën e bagëtive në Skrapar, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën esotme në fshatin Valë të Skaraparit. Veri Zaimi 55-vjeç ëhstë gjetur i varur në kasollën e bagëtive nga bashkëshortja e tij.

Dyshohet se 55-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor. Pasi 55-vjeçari nuk ishte kthyer në shtëpi, familjarët kishin filluar ta kërkonin dhe ka qenë bashkëshortja e tij ajo që e ka gjetur të varur me litar dhe më pas ka njoftuar policinë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie,që pasi kanë kryer këqyrjes e vendngjarjes kanë konfirmuar se në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune.

Trupi i pajetë i viktimës është transportuar drejt morgut të Spitalit Rajonal Berat,ndërkohë që policia konfirmon se 55-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.


Shtuar 3.10.2023 16:42