Ditën e sotme ka rënë zjarr në spitalin Covid 3 te QSUT. Mësohet se zjarri ka rënë në katin e parë të spitalit, ku fatmirësisht nuk ka pasur pacientë.
Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Dyshohet se zjarri ka rënë në një nga zyrat e mjekëve dhe se shkak është bërë një ngrohëse (rezistencë).
Njoftimi i policisë:
Tiranë/ Informacion paraprak
Me datë 27.11.2021, te spitali “Covid 3” ka rënë zjarr në një nga zyrat e administratës, ku ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit./albeu.com