30-vjeçari nga Roskoveci i zhdukur prej 5 ditësh, fati i tij mister

Një 30- vjeçar nga Roskoveci rezulton i zhdukur prej 5 ditësh.

Familja Sakaj në Suk 1 të Roskovecit ka kërkuar ndihmën  e policisë për gjetjen e djalit të humbur, Ferit Sakaj, 30 vjeç.

Lajmin e ka konfirmuar kunati dhe motra e të humburit që punojnë prej vitesh emigrantë në Greqi. Ata pohojnë se një ditë më parë familjarët e tij kishin shkuar në policinë e Roskovecit ku kanë kryer dhe denoncimin për zhdukjen e tij.

30- vjeçari ishte larguar nga banesa pesë ditë më parë (në datën 1 janar) dhe nuk është kthyer më.

Kryefamiljari i kësaj familjeje ka ndërruar jetë duke peshkuar në lumen e  Semanit disa vite më parë, ndërsa vëllai i Feritit, E.Sakaj 14 vjeç u mbyt në lumin Seman në gusht të vitit 2022.

E ëmra e 30- vjeçarit ka kryer denoncimin në policinë e Fierit dhe ka pohuar se djali kur ishte larguar i kishte thënë se do shkonte tek e motra në Fier.

Mësohet se 30- vjeçari i zhdukur është edhe i sëmurë./Albeu.com/


Shtuar 6.01.2023 16:46