Durrës/ Automjeti humb kontrollin dhe del nga rruga, dy të lënduar

Një aksident i rëndë me dy të lënduar ka ndodhur në rrugën e ish-Kënetës që lidhet me unazën e qytetit të Durrësit.

Automjet, i cili po udhëtonte me shpejtësi, ka humbur kontrollin duke kaluar trafikndarësen e rrugës për të përfunduar në krahun e kundërt.

Gjatë devijimit, automjeti fillimisht ka aksidentuar një biciklist, një këmbësor dhe është përplasur një motor dhe një automjet të parkuar, për t’u përplasur më pas edhe me fasadën e një lavazhi automjetesh.

Për pasojë, drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri kanë marrë dëmtime duke u dërguar për në spital, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë lëndime serioze.


Shtuar 3.05.2024 18:58