DETAJE/ Nëna i mbyllte në banesë dhe shkonte në punë, si u rrëzua e mitura nga kati i katërt në Sarandë

Një 11-vjeçare është rrëzuar nga kati i katërt ditën e sotme në Sarandë dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës për ndihmë më të specializuar mjekësore.

E mitura dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, ndërsa në momentin e ngjarjes ka qenë në banesë me vëllanë e saj.

Burime bëjnë me dije se vajza ka tentuar të kalojë nga ballkoni në shesh pushim kur është rrëzuar.

Gjithashtu mësohet se nëna e tyre i kishte lënë brenda në banesë, pasi shkonte për në punë.