Dëmtohet cisterna e gazit në qendër të Elbasanit, izolohet zona përreth

Në një cisternë gazi në një pikë karburanti në afërsi të qendrës së Elbasanit është konstatuar se kishte rrjedhje gjatë orëve të mbrëmjes së kësaj fundjave.

Për të evituar një incident me pasoja  të rëndë  është boshatisur lokali dhe pallati që shtrihet karburantit.

Ndërkaq, është ndërprerë edhe energjia elektrike, ndërsa disa rrugë janë bllokuar dhe po monitorohen nga forca të shumta policie.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe zjarrfikësja të cilët po punojnë për normalizimin e situatës.

Ende nuk dihen shkaqet se përse cisterna është dëmtuar, por fatmirësisht sipas burimeve zyrtare të policisë gjithçka ka kaluar pa pasoja dhe situata është nën kontroll .


Shtuar 20.07.2024 22:13