Covid-19 i mori jetën, sot do të festonte 77-vjetorin, e gjeni dot për cilin mjeshtër të skenës shqiptare bëhët fjalë

2021-shi ndau nga ne, artistin e madh të dhjetra roleve të mëdha, Guljelm Radoja. Pas një beteje të gjatë me Covid-in, ai mbylli sytë më 5 maj të një viti më parë.

Radoja lindi më 2 korrik dhe do të festonte 77-vjetorin e lindjes.

Artisti Guljelm Radoja (1945, Shkodër) ka luajtur në të gjitha skenat teatrore në vend. Në kinematografi është angazhuar në shumë rreth 30 role, ku ndër më të rëndësishmit është ai i Petro Nini Luarasit te filmi “Kush vdes në këmbë” apo edhe te , “Gjurma”, “Mësonjëtorja”,“Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Kolonel Bunker” etj. Ai ishte nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

Guljem Radoja do të kujtohet gjithmonë me respekt në vendin e tij, për gjithë fisnikërinë që i dhuroi skenës shqiptare./albeu.com/