Mëngjesi i ditës së sotme ka qenë i mbushur plot emocione për moderatorin Arjon Muça.
Në emisionin që ai moderon çdo ditë krah Arjola Shehut, ka qenë i ftuar grupi i muzikës polifonike Kuçi, që ka kënduar disa këngë.
Por, njëra prej tyre e ka emocionuar moderatorin pasi i ka kujtuar atij lidhjen e veçantë me gjyshin.
“Doja t’ju falënderoja sepse më zhytët në emocione të vjetra. Gjyshi im e dëgjonte…” nisi të tregonte ai por nuk mundi të vazhdonte. Në këtë moment kërkoi të ndërpritej emisioni. “Japim një klip sepse më duhet pak kohë”, tha ai.
Moderatori e ka marrë veten më pas dhe ka vijuar normalisht emisionin./albeu.com/