Braçe shqetësohet nga zhurma e punimeve në mëngjes: Më thanë se muzika lejohet deri në 23:00

Zv/kryeministri Erion Braçe është zgjuar me zhurma të punimeve përballë pallatit ku banon. Ai ka shprehur shqetësim për këtë ndotje akustike në pikë të mëngjesit në ditën e pushimit.

Pasi ka pyetur pse kjo zhumë, përgjigja që ka marrë ka qenë: Muzika është e lejuar deri në orën 23:00.

Postimi i Braçes:

Ora 7.28, e shtune!

Miremengjes!

Ashtu eshte, fiks sic e mendoni!

I pyeta dhe me thane:

MUZIKA ESHTE E LEJUAR DERI

NE OREN 23.00!


Shtuar 24.07.2021 12:17