Berisha zbulon skenarët si do të futen kandidatët e Komisionit të Rithemelimit në zgjedhjet e 6 Marsit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar skenarët sesi do të hyjë në zgjedhjet e pjesshme vendore më 6 mars.

Berisha tha se një prej mënyrave është hyrja në një koalicion me parti të tjera politike, duke mos përjashtuar mundësinë e bashkimit me LSI-në.

Ndërkohë rruga tjetër është futja në zgjedhje me kandidatë të pavarur.

“Ditën e diel do të jenë primaret. Do të vendosen kandidatët. Këto janë primare në kushte të veçanta. Nëse do ishte datë e zakonshme, do e filloja 4 muaj përpara. Kemi 45 ditë kohë, prandaj dita e diel është përcaktuar primare. Ndaj kushdo të marrë pjesë në garë. Kandidaturat po paraqiten. Ata e dinë që nuk kanë kohë, dhe askush nuk po i detyron ata të kandidojë. Plot kandidatura janë paraqitur. Votimi është të dielën. Në primare, normalisht, gara nuk është vetëm votimi. Votimi nga anëtarësia është shumë më mirë se sa emërimi nga përfaqësia, ndaj ne jemi zotuar për këtë. Detyrimisht primaret do të zgjerohen në votuesit, në zgjedhësit. Zgjedhësit e PD-së, pajisen me një kartë, dhe ai merr kartën e zgjedhësit të PD-së. Ai që do ta marrë. Këta që nuk do kenë kartën blu, por një kartë me një ngjyrë pak më të ndryshme, këta dihet që janë simpatizantë. Këta do të marrin në primaret e partisë. Për primaret e plota, do marrë pjesë dhe qytetari.

Në Shkodër, janë një numër i madh në Shkodër, janë rreth 20. Lista konkludohet nesër. Ne jemi përpara kësaj alternative, t’i emërojmë vetë apo t’i zgjedhë anëtarësia. Një nga mënyrat e marrjes pjesë në garë është vetëpropozimi. Atëherë ai që vetëpropozohet, merret parasysh. Ka dy rrugë, ose Komisioni, sipas ligjit, kemi të bëjmë me regjimin në njërën anë që është i dystuar me Lul Bravën, ka institucionet, tritolin, siç i demonstroi në zgjedhjet e FSHF-së. Ne kemi dhe qytetarët. Ne kemi përballjen përballë qytetarëve, qeverinë dhe Lul Bravën. Ka një ligj. Ligji jep dy mundësi, njëra është një aleancë ose koalicion partish, dhe tjetra është një komision mbështetës për kandidatin prej 9 vetësh. Do vendoset pas dy ditësh kush do përdoret. PD do marrë pjesë në këto zgjedhje, dhe do ketë një rezultat që do të habitet. Nuk mund të them nëse do shkojmë në kandidatët e pavarur”, tha Berisha.

Pyetje: A do kenë logon e PD-së

Berisha: Logoja është e konfiskuar. Ky është revolucion, se kush e përfaqëson Partinë Demokratike, e kanë parë shqiptarët. Mos harroni se kemi të bëjmë me dy fenomene diametralisht të kundërta, njëri vjen nga falsiteti, mashtrimi. Basha nuk përfaqëson parti. Përfaqëson blindën. Përfaqëson 4 humbje njëra pas tjetrës. Ka negociata me të gjitha forcat e tjera politike. Emri i koalicionit mund të jetë i ndryshëm, do jetë në emër të Aleancës, mund të jetë Shtëpia e Lirisë. Nuk e kemi vendosur akoma. Gjithçka do varet nga ekspertët e të drejtës elektorale.


Shtuar 27.01.2022 22:04