Berisha u grushtua nga një qytetar, në Bulevard mbërrin ambulanca

Një ambulancë ka mbërritur mes protestuesve në Bulevard pas goditjes dhe gjakosjes së kreut të PD-së Sali Berisha. Nuk dihet nëse kreu i PD do të shkojë në spital, apo do të vijojë aktivitetin.

Pas goditjes ai u çua sërish në këmbë teksa protestuesit e mbuluan me flamur. Ai dha edhe një mesazh nga podiumi.


Shtuar 6.12.2022 12:45