Ish-kryeministri, Sali Berisha ka thënë se ka refuzuar një ofertë marramendëse nga kompania ruse e gazit Gazprom në kohën që ka qenë kryeministër, duke preferuar të nënshkruaj marrëveshjen me TAP-in.
Berisha thotë se ndihet krenar për këtë marrëveshje, që është në interes të shqiptarëve. Nga ana tjetër, teksa foli për sitautën në PD ai tha se po punon për bashkimin e partisë.
“Një mirënjohje kam për Clinton. Unë dua t’ju rrëfej se në të gjithë agjendën time 8-vjecare me Uashingtonin dy kanë qenë problemet më madhore, TAPI dhe NATO-ja. Sekretarja Clinton nuk u shpreh hapur të mbështetje të atij apo atij projekti, por ajo duke vendosur në dispozicionin tonë gjatë vizitave stafin më të kualifikuar për energjinë, na ka dhënë një ndihmë të çmuar për të vazhduar betejën tonë diplomatike në favor të TAP-it. Kam mirënjohje të pa kufijshme për qeveritarët, ministrat, këshilltarët e mi që punuan në qindra takime me përkushtim të madh derisa më në fund u firmos kontrata. Tirana u bë kryeqyteti i Ballkanit për TAP-in.
Të gjitha këto kanë kërkuar energji dhe përkushtim të madh. Dua të them një mesazh për ata që shpallën Sali Berishën non grata. I them mafies së Goerge Soros se vetëm për TAP-in Berishës i janë ofruar shumë më përrallore, por ai qëndroi në mbrojtje të interesave të popullit të tij. Më erdhi oferta nga Gazprom. Ethet e gazit kanë përfshirë të gjithë Evropën, ajo do të japë një çlirim të madh. Zoti i ka dhënë Shqipërisë një pozicion si asnjë vend tjetër në Ballkan. E kanë dashur shumë këtë pozicion, edhe të huajt. Unë po merrem me intensitetin më të madh për bashkimin e PD”, tha ai.
Berisha ka komentuar dhe për situatën në PD. Ai u pyet nëse do të jepte dorëheqje bashkë me Bashën?
“Mos ma ngatërroni Lul bravën me këtë çështje të madhe të TAP-it, unë sot po flas vetëm për TAP-in. Mos më devijoni konferencën e shtypit, nëse keni pyetje për TAP-in unë jam këtu tu përgjigjem. Dua të them që unë po merrem me intensitet për PD-në”, tha Berisha.
Ndërsa në lidhje me akuzat se po organizon protestat, Berisha e mohoi duke thënë se ai i mbështet, por nuk ka qenë organizator./albeu.com