Berisha dhe Elezi në garë për kreun e PD, nis procesi i votimit në 4 qytete të tjera (VIDEO)

Ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike, ku në garë janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kreu i PD në Kukës Ibsen Elezi.

Pas Lezhës, procesi i votimit ka nisur edhe në katër qytete të tjera, Lushnje, Divjake, Berat dhe Elbasan.

Mësohet se në Divjakë ka vetëm një kuti votimi, ku pritet të votojnë 820 anëtarë, gjithashtu edhe në Lushnjë është një kuti votimi dhe pritet të votojnë 1825 anëtarë.

Në Berat dhe në Elbasan, po votohet në disa qendra.

Elbasan:

Elbasan 2900 Antarë – Zyrat e PD

Librazhd 1300 Antarë – Pallati i kulturës

Prrenjas 883 Antarë – Zyra e PD

Cerrik 1001 Antarë – Kinemaja qytetit

Gramsh 400 Antarë – Zyra e PD

Peqin 700 Antarë – Pallati i kulturës

Belsh 900 Antarë – Lokal

Berat:

Në Berat votohet në selinë e PD Berat, janë 2300 anetarë.

Në Kuçovë votohet në selinë e PD Kuçovë dhe janë 1500 anetarë.

Në Dimal votohet në selinë e PD Dimal dhe janë 870 votues.

Në Skrapar votohet në selinë e PD Skrapar dhe janë 630 votues.

Në Poliçan votohet në selinë e PD Poliçan dhe janë 930 votues. /albeu.com