Befason Armina Mevlani: Nuk është tradhëti kur kryen marrëdhënie me dikë tjetër për një natë të vetme (FOTO LAJM)

Blogerja e njohur, Armina Mevlani ka befasuar me një deklaratë të sajën kur u shpreh se e gjykon në një këndvështrim tjetër tradhëtinë.

Ajo është shprehur se më parë e gjykonte ndryshe tradhëtinë, si shumë të rëndë, por tani me kalimin e viteve thotë se ka një gjykim krejt tjetër.

Sipas saj ajo e ndan në dy kategori tradhëtinë, në atë që shkon drejt një lidhjeje paralele, e cila sipas blogeres është më e rëndë, pasi lidhet me anën shpirtërore dhe në atë të kryerjes së marrëdhënieve seksuale për një natë, që sipas saj nuk është diçka për tu shqetësuar.

“Jam nga ato që i fus në dy kategori të ndryshme, e para është ‘one night stand’ dhe e dyta është një lidhje paralele. Për mua tradhtia tamam është lidhja paralele sepse do të thotë se personi ka edhe një lidhje shpirtërore me personin tjetër, kjo është pak shqetësuese sepse do të thotë se me ty janë shkëputur disa fije lidhëse nga ana shpirtërore, që është më e rëndësishme se ajo seksuale.

Për mua ana seksuale është mekanike kur ndodh në një tradhti në një moment të caktuar. Nuk jam nga ata njerëzit që tradhtinë e shoh si gjënë më të tmerrshme që mund të ndodhi në një marrëdhënie, nëse do më ndodhte gjëja e parë do ishte të ulesha dhe diskutoja me partnerin se pse ka ndodhur. Do pyesja edhe veten! Edhe tani në një marrëdhënie që jam kaq vjet, bëj 8 vjet, e pyes veten. Në të 20-tat kur u futa në lidhje e gjykoja tradhtinë dhe thoja se do thyeja shtëpinë, tani kanë kaluar vitet dhe mendoj ndryshe”, u shpreh Mevlani në emisionin “Goca dhe gra”.

Kujtojmë që Armina është në një lidhje dashurie me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenin, me të cilin dhe bashkëjetojnë./albeu.com/


Shtuar 13.01.2022 08:32