Basha i përgjigjet akuzave të Berishës: Sa keq ta shohësh aq poshtë!

Gjatë foltores së mbajtur në Mat, Berisha nuk la mënjanë akuzat e vazhdueshme ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

Berisha e akuzoi Bashën se është i përfshirë në aferën e miliona eurove të rastit “Toyota Yaris” duke thënë se sa herë që hetuesit belgë vinin në Shqipëri, Basha frikësohej dhe fshihej.

Të lidhura

None found

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe kreu i PD, Lulzim Basha i cili është shprehur se Berisha kishte rënë shumë poshtë duke përmendur trillime njësoj si kryeministri Edi Rama. Kujtojmë që në seancën e para një jave ishte Rama ai i cili akuzonte Bashën për përfshirje në aferën e “Toyota Yaris”.

Reagimi i Bashës në Twitter:

Çfarë keqardhje ta shohësh Sali Berishën të bjerë poshtë e më poshtë çdo ditë me trillimet dhe sulmet identike si të kundërshtarit. Ajo që deklaroi Sali Berisha sot është ekzaktësisht ajo për të cilën më akuzoi Edi Rama javën e kaluar. Përgjigjja ime ndaj Sali Berishës është e njëjta që i dhashë Edi Ramës. Asnjë trillim nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave personale. /albeu.com/


Shtuar 23.11.2021 20:33