Bardhi e akuzoi se ka marrë dy kate nga një kullë, Basha ngre tonet në Kuvend: Shpifës, gojë çorap i pistë

Me tensione ka nisur seanca e sotme parlamentare. Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi janë përplasur në Kuvend që në nisje të seancës.

Basha ka kërkuar me tona të ashpra në Kuvend që të zbatohet vendimi i PD për kreun e grupi parlamentar, që sipas tij Gazment Bardhi është i shkarkuar. Ai i kërkoi Bardhit para kuvendit që nëse është bërë pjesë e aleancave të kullave të dalë dhe ta thotë publikisht.

Basha: Më 4 tetor ju keni bërë një njoftim, u bë një muaj, që ky njoftim. Do bënit publik vendimin tuaj, fakti është që s’keni bërë asnjë vendim, merrni zvarrë përfaqësimin e PD, duke vendosur sipas qejfit dhe dëshirës dhe jo sipas kushtetutës dhe ligjit për partitë. Fshiheni pas një akti siç është rregullorja e kuvendit, e cila nuk ju jep asnjë të drejtë të vononi me një muaj vendimmarrjen për ti dhënë POD përfaqësimin që ka në kuvend. Sot flisni për vendime të grupit të PD, nuk ka, janë interpretimet tuaja të njëanshme. Dihet mirë pse i bëni, se kështu e doni opozitën pa grup të formalizuar. E doni siç e kishit në Kukës doni ta bëni gjithë Shqipërinë Kukës, por kjo nuk është në dorën tuaj. Jepni fund kësaj maskaradë është detyra juaj të shpreheni pro kushtetutës, pro ligjit për partitë politike, pro kodit zgjedhor siç e keni për detyrë. Nëse e keni vendosur në kulisat tuaja, aleancat me kullat e errëta ki guxim e thuaji shqiptarë që je pjesë e asaj aleance.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Sakaq, Bardhi e akuzoi se është pikërisht Basha ai që ka përfituar dy kate nga një kullë në në nga zonat më të shtrenja të tiranës.

Bardhi: Parafolësi është i vetmi që ka marrë nja dy kate në një kullë, në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës. Ti je i vetmi njeri në këtë sallë që je vetëshpallur kryetar partie dhe nuk ke guxim të mbledhësh grupin e partisë që përfaqëson. E di pse? Sepse je ti dhe 3 të tjerë që të ndjekin nga mbrapa.

Basha i ftoi të votojnë vettingun e politikanëve dhe sipas tij gjithsecili prej deputetëve do të duhet të japë llogari.

Basha: Për ata që kanë vendosur të bëjnë luftën e tyre të ndryrë personale, kam një përgjigje, votoni vettingun politik, mos e mbyllni gojën. Shqiptarëve do i them, është i vetmi parlament, që prej vitit ’91 deputeti nuk mban përgjegjësi për atë që thotë. Sot ky rregull është bërë shkak që të hapet goja çorap i pisët. Sot nga deklarata si këto ose prokuroria nis hetimet për mua ose i nis për shpifësit. Ndaj shpifësit gojë çorap pistë që janë çuar këtu, ata që natën firmoni për kulla dhe ditën sulmojnë PD për llogari të Edi Ramës, ta dinë që jo vetëm s’na i mbyllni dot gojën me shpifjet tuaja, por shumë shpejt do të përballeni me vetëdijen tuaj.

/Albeu.com 


Shtuar 5.10.2023 10:26