Bardhi: Buxheti i qytetit duhet të përdoret për zgjidhjen e halleve dhe problemeve të qytetarëve, të premten protestojmë sërish

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ftuar qytetarët në protestë ditën e premte para Bashkisë së Tiranës, të cilën e quan si grup të strukturuar kriminal.

Postimi i Bardhit:

Bashkia e Tiranës nuk mund të jetë grup i strukturuar kriminale.

Qytetarët e Tiranës nuk mund dhe nuk duhet ta pranojnë këtë si normalitet, kur shohin sesi vetëm nga kontrolli i 1 % të procedurave të prokuruara, rezulton se janë vjedhur në bashkëpunim 100 % e fondeve.

Tirana ka shumë probleme dhe buxheti i qytetit duhet të përdoret për zgjidhjen e halleve dhe problemeve të qytetarëve, për shërbime ndaj tyre, për punë në dobi të mirëqenies së qytetarëve.

Të premten, 26 Prill 2024, ora 11:00, protestojmë kundër ngritjes në sistem shtetëror të mirëstrukturuar të hajdutësisë ndaj taksave tona.

Erion Veliaj nuk mund të fshihet, por duhet të mbajë përgjegjësi.

Përgjegjësia fillon duke u dorëhequr dhe duke u përballur me drejtësinë si qytetar i zakonshëm i Tiranës!


Shtuar 23.04.2024 18:08

Tags: