Balliu: Erion Veliaj ‘than’ Tiranën për ujë! Prej një jave kryeqyteti pa ujë, asnjë reagim. Ku kanë shkuar milionat e vjedhura?

Klevis Baliu ka bërë një tjetër denoncim mbi krytearin e  bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Kesaj here bëhet fjalë për ujin e pijshëm.

KLEVIS BALLIU: Nën drejtimin e Erion Veliajt, Bashkia e kryeqytetit është kthyer në Cirkun e Tiranës. Bëhen koncerte dhe organizohen aktivitete, por nuk u jepet zgjidhje problemeve themelore të banorëve. Prej një jave dhe më shumë, një pjesë e mirë e Tiranës, lagje shumë të populluara si Astiri dhe rruga e Elbasanit janë pa ujë. Ndërkohë, që në Instagram dhe në Facebookun e Veliajt dhe Ramës, Tirana promovohet sikur të ishte Stokholmi, në realitet në disa zona të saj i ngjan më shumë Kandaharit.

ot kryeqyteti është vatër e prapambetjes: pa ujë, pa gjelbërim, me mbeturina në çdo cep. Kulmi është kur qytetarëve u rritet tarifa e ujit, por u hiqet uji. Në zona e mbetura pa ujë, në mes të thatësirës së verës, si Astir apo Rruga Elbasanit e te tjera, qytetarët furnizohen me bote. Për t’u larë shkojnë te të afërmit, apo në palestra. Jemi në të njëjtin qytet kryebashkiaku i të cilit ka premtuar ujë 24 orë. Ju ftoj te ndiqni videon. Jemi në të njëjtin qytet ku është rritur çmimi i ujit me arsyetimin se këto para do të shkojnë në investime, që të kemi ujë dhe sipas standardeve.

Ajo që ka ndodhur është: ujë ose nuk ka, ose edhe kur vjen është i papijshëm dhe i kontaminuar, siç u zbulua nga një raport i para pak kohëve. Pra, as ujë dhe as standarde. Media nuk flet, sepse lali paguan. Ku kanë shkuar atëherë milionat e eurove në taksa dhe tendera? Me pushtimin e Bashkisë nga Erion Veliaj dhe klepto-drejtorët e tij, Tirana sot është kthyer në simbolin e abuzimit. Qytet ku paguhen taksa për pastrim po pastrim nuk ka, ku paguhen taksa per ujë po ujë nuk ka, ku paguajmë taksë për gjelbërim, po gjelbërim nuk ka, paguajmë taksë për shkolla po shkolla nuk ka. Sepse të gjitha këto pagesa shkojnë në  xhepin e pronarit faktik të inceneratorëve, bosit të organizatës kriminale 5D. Gjurmët e tyre nuk gjenden, sepse krimi është i nivelit të lartë intelektual.


Shtuar 30.08.2024 13:43