Aksidenti tragjik në Kavajë, humb jetën 47-vjeçari, ish-gruaja e Elvis Roshit përfundon në spital (EMRAT + DETAJET)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të Malit të Robit në Kavajë, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën.

Policia njofton se një makinë me drejtuese Iris Gumën është përplasur me një ciklomotor me drejtues qytetarin me Fatmir Duda, 47 vjeç, i cili për fat të keq, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Iris Guma që është edhe ish-gruaja e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit, një automjet me drejtuese shtetasen I. G., është përplasur me një ciklomotor me drejtues shtetasin F. D, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesja e automjetit shtetasja I. G, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit.


Shtuar 9.11.2023 21:14