Aksident tragjik në Kavajë, humb jetën 28-vjeçari

Një aksident tagjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të Kavajës, ku një 28-vjeçar ka humbur jetën.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Gosë-Vilë Bashtovë.

Sipas policisë shtetasi B. Th., 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga aksidenti ka humbur jetën 28-vjeçari.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 


Shtuar 16.11.2023 21:26