Aksident rëndë në aksin Kavajë-Durrës, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Kavajë-Durrës. Mjeti i drejtuar nga 27-vjeçari T.S ka përplasur në rrugë një person, i cili është nuk është identifikuar.

Njoftimi:

Në aksin rrugor Kavajë-Durrës, një automjet me drejtues shtetasin T. S., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i cili ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit shtetasi T. S, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën.


Shtuar 21.11.2023 22:09