Një aksident i rëndë ka mbodhur mbasditen e sotme në Lezhë. Burime bëjnë me dije se një automjet i drejtuar nga një i mitur është përplasur me një motoccikletë, dhe për pasojë ka humbur jetën një 63-vjeçari Frrok Lika.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën dytësore Lezhë-Rrilë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:30, në rrugën dytësore që lidh fshatin Manati me Barbullojë e Re, shtetasi i mitur P. M. 14 vjeç, duke drejtuar një automjet, ka aksidentuar shtetasin F. L. 63 vjeç, i cili po lëvizte me motoçikletë.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës.
I mituri është shoqëruar në ambientet e policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale bazuar procedurës standarte të punës dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.