Këngëtarja me origjinë shqiptare, Linda Halimi, është përfolur në mediat rozë se është ndarë nga bashkëshorti i saj.
Halimi jeton prej vitesh në SHBA, ku edhe ka krijuar familje me partnerin e saj, Big D, me të cilin ka dhe një vajzë.
Mungesa e fotove krah bashkëshortit kanë bërë që ndjekësit e saj të dyshojnë se ka një krizë ose një ndarje të mundshme mes tyre.
Megjithëse, dhe më parë këngëtarja iu është përgjigjur këtyre spekulimeve në mënyrë të tërthortë, së fundmi ajo u ka dhënë fund njëherë e mirë.
Halimi ka publikuar një foto të partnerit duke i shprehur publikisht dashurinë. “My everything, forever’’, ka shkruar Linda krahas fotos.
Kujtojmë se më para ajo ka marrë mjaft komente raciste për shkak të martesës me një burrë me ngjyrë./albeu.com/