A do të përdoret Astra Zeneca te mbi 65-vjeçarët në Shqipëri? Komiteti shpall vendimin

Shumë vende vendosën që vaksina Astra Zeneca të mos përdoret në personat mbi moshat mbi 65 vjeç. E kjo lidhej me faktin se ilaçi kundër Covid nuk ishte testuar mbi personat e kësaj moshe për të vërtetuar pasojat e saj.

Fillimisht ishin shtetet si Italia dhe Gjermania që e ndaluan atë. Por në Shqipëri si do të veprohej? Silvia Bino, ekspertja e Komitetit deklaroi se në vendin tonë kjo vaksinë do të përdoret edhe mbi moshat madhore mbi 65 vjeçc. Sipas saj, edhe Italia dhe Gjermania kanë rishikuar vendimin e tyre.

“Vaksina do të përdoret në gjitha vendet, kjo që thatë është kthyer edhe nga ato vende, si në Itali dhe Gjermani, që morën në konsideratë që të mos vaksinonin persona mbi 65 vjeç atëherë.

Të dhënat e sotme e publikuara nga Mbretëria e Bashkuar, e të dhënat e fundit për vetë Astra Zeneca tregojnë se është efektive për t’u përdorur për moshën mbi 65 vjeç dhe kjo ka qenë arsyeja se Komitetet teknike ka vendosur për t’u përdorur dhe në Shqipëri”, tha Bino.

 


Shtuar 11.03.2021 13:02