Zvicra fiton “Eurovision 2024”, shtetet që renditen në vend të dytë dhe të tretë

Zvicra ka triumfuar në Festivalit Evropian të Këngës me këngëtarin Nemo me këngën e tij “The Code” dhe ka arritur të marrë kurorën e fituesit në “Eurovision 2024”.

Pas një nate të mbushur me performanca të shkëlqyera nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse, Zvicra doli të jetë ajo që tërhoqi më së shumti zemrat e votuesve dhe jurive në sallën e “Malmo Arena” në Suedi.

Nemo, i cili i përfaqësoi me shkëlqim ngjyrat e shtetit të tij, ofroi një përvojë muzikore që magjepsi dhe bindi juritë profesionale të shumë shteteve dhe miliona teleshikuesit që e ndoqën ngjarjen nëpër Evropë dhe më gjerë.

“The Code”, u dallua për harmoninë e saj të mrekullueshme dhe performancën e fuqishme të Nemos, një kombinim që e siguroi atij pikët maksimale nga shumë vende.

Kroacia, me një interpretim po ashtu mbresëlënës, arriti të sigurojë vendin e dytë, duke treguar se konkurrenca ishte e ashpër dhe se do të mbahet mend për një kohë të gjatë.

Shqipëria mori pjesë në gjysmëfinalen e dytë të Eurovizionit me Besa Kokëdhimën dhe këngën e saj “Titan” por nuk arriti të shkonte në finale aty ku Zvicra arriti të rrëmbejë çmimin e madh të këtij edicioni. Shqipëria i dha 10 pikë Italisë, 7 pikë Greqisë dhe 1 pikë Serbisë.

Eurovision 2024: Pesë konkurrentët më të mirë

1. Zvicër: Nemo – Kodi

2. Kroacia: Baby Lasagna – Rim Tim Tagi Dim

3. Ukrainë: Alyona Alyona & Jerry Heil – Teresa dhe Maria

4. Francë: Slimane – Mon Amour

5. Izrael: Eden Golan – Uragani


Shtuar 12.05.2024 07:53