Një tanker nafte në Ngushticën e Hormuzit është goditur nga një raketë e paidentifikuar, duke shkaktuar zjarr në bord. Ngjarja ka vënë në alarm autoritetet e sigurisë në zonë.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit emergjent të EOS Marine dhe sistemit MarSec, incidenti u regjistrua në orën 17:50. Informacioni është vlerësuar me nivel të lartë besueshmërie.
Të dhënat e para bëjnë të ditur se asnjë nga anëtarët e ekuipazhit nuk është lënduar dhe të gjithë ndodhen të sigurt. Deri tani, nuk ka të dhëna të plota për dëmet e pësuara nga tankerja apo për ndikimin e mundshëm në mjedis. Autoritetet po vijojnë hetimet dhe priten njoftime të reja.
Shërbimet përkatëse të sigurisë u kanë kërkuar anijeve që lundrojnë në këtë zonë të ruajnë vëzhgimin e pandërprerë me mjete vizuale dhe radar, të zbatojnë procedurat mbrojtëse në fuqi dhe të njoftojnë autoritetet lokale detare për çdo aktivitet të dyshimtë.
Po ashtu, ekuipazhet duhet të ndjekin njoftimet lokale dhe kombëtare për kërcënimet ajrore dhe, kur kjo është e mundur, të respektojnë udhëzimet e autoriteteve ushtarake në rast sulmi me raketa ose municione.
