Alix Earle, një influencuese e njohur, është kthyer në qendër të diskutimeve në internet pas një deklarate të pazakontë për lidhjen e saj me librat.
Të lidhura
None found
Gjatë një interviste me Mel Ottenberg, kryeredaktor i “Interview Magazine”, 25-vjeçarja iu përgjigj një sërë pyetjesh të shpejta.
Kur u pyet se cili ishte libri i fundit që kishte lexuar, Earle u përgjigj:
“Nuk kam lexuar kurrë një libër. Ndoshta Dr. Seuss?”
Disa komentues u shprehën të habitur, pasi Earle ka përfunduar arsimin e lartë. Ajo është diplomuar në vitin 2023 në University of Miami me një diplomë në administrim biznesi.
Përgjigjja e saj u përhap me shpejtësi në platformat sociale dhe shkaktoi reagime të ndryshme: një pjesë e përdoruesve e kritikuan, ndërsa të tjerë e morën me humor deklaratën.
Sipas “People”, deklarata u shndërrua në një debat në rrjet, teksa një postim i PopCrave me videon e saj arriti më shumë se 460 mijë shikime. Disa e kritikuan për mënyrën se si e paraqiti mungesën e leximit, kurse të tjerë e mbështetën duke e cilësuar thjesht si një përgjigje spontane.
Earle reagoi vetë ndaj vëmendjes së krijuar. Ajo ndau në Instagram Story një publikim që komentonte deklaratën e saj dhe shkroi: “This is sending me”, duke treguar se ishte në dijeni të reagimeve që kishte nxitur.
Alix Earle është një ndër influencueset më të njohura të brezit të saj dhe numëron miliona ndjekës në “Instagram” dhe “TikTok”. Ajo është gjithashtu pjesë e reality-show-t të Netflix, “Earle Meets World”.
