Ish-konkurrenti i “Për’puthen” Riniani Leka pranoi para disa ditësh se kishte gjetur dashurinë e jetës. I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ai tha se është njohur me një vajzë jashtë programit dhe se zemra ka filluar t’i rrahë.
“Zemra ka rifilluar të rrahë. Njohja ka ndodhur, tashmë them se jemi në fazën e dashurisë. Nuk ka lidhje me ‘Për’puthen’, as me shoWbiz-in. Kemi pasur një kontakt kur po lija programin”, rrëfeu ai.
Para pak ditësh ai u fotografua me të dashurën në aeroport. Çifti shfaqeshin duke u puthur dhe shumë të lumtur, ndërsa vajza brune është e panjohur për ekranin.
Mirëpo identiteti i saj nuk është më i fshehtë, sepse është zbuluar dje gjatë festës që është organizuar për “Për’puthen”. Mbrëmjen e djeshme të gjithë ish-konkurrentët së bashku me stafin realizues të emisionit janë mbledhur në një festë gjigante për të festuar përfundimin e programit dhe suksesin e tij.
Riniani u pa në festë me partneren e tij të re, me të cilën duket se shfaqet kudo. Gazetari Ervin Kurti ka publikuar në Instagram një foto të tyre, ku ata shfaqen shumë afër njëri-tjetrit e shumë të dashuruar.
Megjithatë emri i vajzës në fjalë dhe detaje të tjera nga njohja nuk dihen ende, ndaj presim që Rinani të tregojë më tej se si ka lindur kjo histori dashurie.