I ftuari i sotëm te “Qysh e do shoqnia” në programin e së dielës në Top Channel, “E diell”, ishte këngëtari i njohur i muzikës popullore, Altin Shira. Mes këngëve dhe humorit në studio, artisti pati edhe një moment të veçantë.
Gazetari Ervin Kurti improvizoi një situatë në dukje me humor por në fakt ishte ftesë e hapur me konfirmimin e produksionit të “Big Brother Vip 2”.Aktorja e “Portokalli” Odisela Balla që imiton Arbanën në programin e humorit, i bëri ftesën për të qenë pjesë e këtij edicioni.
Megjithëse ai tha se duhet të mendohet për këtë dhe ishte 50 me 50, mesa duket banori i parë do jetë pikërisht këngëtari.