Pak minuta më parë, Xhensila Myrtezaji ka surprizuar 1.7 milion ndjekësit e saj në Instagram me fotot e fundit. Xhensila shfaqet me një look me të cilin nuk është parë asnjëherë, më flokë të shkurtra dhe me baluke me të cilat këngëtarja duke shumë tërheqëse.
Menjëherë ndjekësit e kanë krahasuar me personazhin e Tokyo-s në serialin “La casa de papel” që falë prerjes së flokëve duken vërtet njësoj.
Ky model është edhe një ndër trendet e 2021 dhe shumë VIP-a po shfaqen me këtë prerje flokësh.
“Durim”, ka shkruar Xhensila krah postimit të fundit duke paralajmëruar një projekt të ri dhe padyshim që look-u i përket një prej videoklipeve të saj./albeu.com/