Fermerët e “FermaVIP” janë pyetur nga publiku për tema të ndryshme, dhe ata nuk nguruan të tregonin planet e tyre. Mirëpo, një pyetje shkaktoi shumë të qeshura tek ata.
“Renis mendon se shkohet në finale vetëm duke i rënë kitarës?”, ishte pyetja nga ndjekësit për fermerin.
Përgjigja e Renisit shkaktoi të qeshura tek pjesa tjetër e fermerëve, kjo pasi me batutë ai shprehet se pyetja është bërë nga Valeri.
“Jo Valer, kam bërë edhe gjëra tjera”, thotë Renisi.