Dikur miq të ngushtë, Julian Deda dhe Ermal Mamaqi kanë nisur sot një “luftë të ftohtë” në rrjetet sociale. Mamaqi në një video të postuar në rrjetet sociale, shprehet se është mërzitur me Dedën për shkak se ka bërë dy herë video “në përgjithësi” në rrjetet sociale, ku është aluduar se kanë qenë “thumba” për Ermalin. Sipas Ermalit, Deda është mërzitur me të pas një mesazhi në BBV, kur Juli ishte konkurrent. Në atë mesazh drejtuar Heidit, duket se Ermali mbështestë këtë të fundit dhe thumbonte Julin.
Këtij videomesazhi i është përgjigjur sot aktori shkodran i humorit. Videon prej 8 minutash, Juli e nis duke thënë se montazhi i pamjeve ishte i mrekullueshëm, ndërsa me ironi shprehet se mesazhi i fshehur pas tyre është krejt tjetër. Më tej ai i ka kthyer Mamaqit përgjigje lidhur me disa deklarata kyçe të tij.
Video e postuar nga Julian Deda:
@juldeda_ Duhet pare deri ne fund, patjeter..!