VIDEO/ Akuzohet nga gruaja me tumor se i kërkoi para për një foto, reagon Eli Malaj: Zonja t’i thërras mendjes

Emri i këngëtares Eli Malaj ka bërë xhiron e medias, pasi një grua e sëmurë e akuzon se i ka kërkuar euro që të bënte një fotografi me këngëtaren.

Gruaja e cila është e sëmurë me tumor, me anë të një video-mesazhi shprehet se kishte dalë një mbrëmje për të harruar sëmundjen dhe për tu argëtuar. Në një moment ka dashur që të bëjë një fotografi me këngëtaren, por që bashkëpunëtorët e Eli Malajt i kanë kërkuar 50 euro.

“Eli Malaj, mbrëmë erdha në koncertin tuaj, për të harruar sëmundjen dhe dhimbjen që kam. Bashkëpunëtorët e tu më kërkuan 50 euro për të bërë një foto me ty, ti mund të jesh shumë e dëgjuar dhe e njohur, por ne jemi luftëtare që luftojmë çdo ditë për jetën. Ndoshta do të ishte në nderin tënd që të bëje një foto me mua”, shprehet gruaja.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe vetë këngëtarja, e cila shkruan se kjo nuk është aspak e vërtetë dhe nëse një nga bashkëpunëtorët e saj do kërkonte para, e di shumë mirë që nuk do të punonin më bashkë.

“Përshëndetje, nuk ndodh që të bëj kështu mesazhesh, por ngaqë ma dërguan miqtë, u ndjeva që të jap një shpjegim. Eli Malajt nuk i ndodh kurrë që të bëj fotografi me lekë. Kanë ardhur për të bërë fotografi dhe iu kam dhënë unë lekë, që ta dijë zonja e nderuar, pa marrë parasysh nëse është e sëmurë apo jo. Asnjë prej bashkëpunëtorëve të mi, nuk i ka lyp gjë, zonja t’i thërras mendjes, së unë kam pagesën time, dhe nuk i kërkoj askujt gjë. Nëse bashkëpunëtorët e mi do i kishin kërkuar 50 euro, ata e dinë që nuk do të ishin më bashkëpunëtorët e mi”, shprehet Malaj.

@anatafili3 #anatafili3 #ovariancancer #cancro #metastatico #albania🇦🇱 #@Eli Malaj ♬ Lost in Time – George King & Richard Kimmings

@elimalaj Per ate Zonjen e 50/teshes ☺️#anatafili3 ♬ original sound – Eli Malaj


Shtuar 23.09.2024 18:25