Victoria Beckham merr pjesë në Javën e Modës në Paris me paterica

Pavarësisht se u përball me një pengesë fizike nga një aksident në palestër, Victoria Beckham nuk lejoi që lëndimi i saj t’i prishte stilin në Javën e Modës në Paris.

E veshur me një ansambël tërësisht të zi për t’iu përshtatur patericave të saj, Beckham prezantoi një koleksion që ndërthurte eksperimentimin me estetikën e saj të njohur.

Në mesin e të pranishmëve ishte familja e saj, duke përfshirë David Beckham dhe vajzën Harper, si dhe njerëz të famshëm të modës si Ronaldo, Pierpaolo Piccioli dhe Simon Porte Jacquemus.

Mungesa e Kardashianëve këtë sezon u vu re, por prania e stilistëve të vlerësuar më shumë e kompensoi.


Shtuar 2.03.2024 09:44