Edhe pse vitet e fundit ka qenë larg publikut shqiptar, Vesa Luma vijon të mbetet një nga artistet më të dashura. Ajo është vazhdimisht aktive në rrjete sociale, sidomos në Instagram, ku ndan momente nga jeta e saj e përditshme, por edhe ngjarje të së shkuarës siç ka bërë edhe sot.
Ajo ka postuar një pjesë nga kënga “Sa mall” të publikuar në vitin 2016, duke kujtuar kësisoj përvjetorin e lindjes së babait të saj të ndjerë,
“Urime ditëlindjen në parajsë babi. Sa shumë do të doja ta njihje Lianin që po trashëgon shumë nga ti. Do të festojmë sot për jetën tënde të shkurtër, por që e jetove me pasion dashuri dhe ndershmëri deri në ditën e fundit”, shkruan Vesa.
View this post on Instagram
Më herët, Vesa ka ndarë disa instastory, ku shkruante se i mungon shumë babai i saj. “Sikur të ishe me ne… të shihje nipat e mbesat që po rriten shpejt dhe që nuk patën fatin të takojnë gjyshin e tyre. Nuk e di kush e ka shpikur fjalinë koha shëron plagët, por nuk ka lidhje me realitetin. Na mungon Babi”, shkruante Vesa.