Lyrical Son, Mc Kresha dhe Ledri Vula kanë dhënë një intervistë të shkurtër për emisionin “Pushime on Top”, në Top Channel. Të pyetur nëse do të kemi ndonjë bashkëpunim së shpejti, Lyrical u përgjigj:
“Ne jemi shokë, nuk i quajmë bashkëpunime”.
Ndërkohë Ledri tha se ka bërë disa këngë dhe klipe të bukura, kështu që fansat e tij të presin. Gjithashtu tregoi se do të ketë dhe bashkëpunime.
Ndërsa të pyetur nëse do të bëjnë pushime për këtë verë, ata u shprehen se sezoni i pushimeve për t’a nis në fund.
Gazetarja ngacmon Vulën dhe i thotë se ‘disa vajza i kanë kërkuar që t’a pyes nëse është beqar apo jo?’. Këngëtari i njohur ktheu përgjigjen epike, që t’i thërriste ato vajzat dhe t’a pyesnin vetë.
Pjesë nga biseda:
Gazetarja: Pushime do të bëni përgjatë kësaj vere apo vetëm koncerte?
Ledri: Në fund, ne sezonin e pushimeve e kemi në fund
Gazetarja: Me kë do e kalosh verën ti?
Ledri: Ça të thotë vëllai jot tani, me hite
Gazetarja: Kisha një grup gocash aty që më thonin ‘pyete Ledrin a është beqar apo jo?’
Ledri: Le të vinë e të më pyesin vetë, aty po i pres
Gazetarja: Ok vajza, e keni një mesazh