Veprimi i fundit i Salsanos pritet me revoltë nga fansat e Luizit

Aktori i humorit, Salsano Rrapi ka habitur me veprimin e tij të fundit në rrjetin social “Instagram”, ndaj këngëtarit, Luiz Ejllit.

Ai postoi një foto në “InstaStory” ku shihej krah gjithë aktorëve të filmit “Në kuadër të dashurisë”, përfshirë këtu edhe Olta Gixharin.

Mirëpo ndryshe nga fotoja origjinale, ai vendosi që të hiqte vetëm Luiz Ejllin nga postimi duke e prerë foton.

Ky veprim i aktorit nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit e Luizit, të cilët kanë “shpërthyer” ndaj tij në komente.

Kujtojmë që Salsano nuk e ndjek në rrjetet sociale Luizin.


Shtuar 26.10.2023 10:49